Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, duke folur mbi situatën politike në vend, ka porositur që t’i jepet fund krizës politike sa më shpejtë të jetë e mudur. Ai ka thënë se vendi duhet të dalë nga kriza në mënyrë që të vazhdojë rrugën në drejtim të eurointegrimeve.
“Dëshira jonë është që kriza të përfundojë sa më shpejt që të mund Maqedonia përsëri të rikthehet në rrugën e vërtetë, drejt afrimit dhe integrimit të NATO dhe BE. Dëshirojmë që situata të mbetet e përmbajtur dhe në pajtim të vërtet mes të gjithë bashkësive etnike që e përbëjnë këtë vend”, ka thënë Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie
Timonie tha se është i njoftuar me letrën e Gjorge Ivanovit, por se nuk do ta komentojë, ngase, siç tha e njëjta nuk është dërguar deri tek kryetari i Francës.
“Jam njoftuar me letrën që ka dërguar Ivanov deri tek presidenti i Këshillit Evropian, presidenti i SHBA-së, presidenti i Turqisë dhe Sekretari Gjeneral i NATO-së. Do të kuptoni se përse nuk dëshiroj ta komentoj atë letër e cila nuk është dërguar tek presidenti i Francës. Kjo letër do të shqyrtohet në kuadër të Këshillit Evropian të premten”, ka shtuar ai.
Timonie këto komente i bëri gjatë vizitës që realizoi në kompaninë “Zavar”.
Ambasadori francez: T’i jepet fund krizës by tvshenjaofficial