Ambasadori francez Kristian Timonie, sonte në emisionin “Arena” në televizionin Shenja deklaroi se institucionet e shtetit, parlamenti dhe qeveria, duhet të stabilizohen dhe të fillojnë të funksionojnë, si parakusht për dalje nga kriza. Timonie deklaroi se për bashkësinë ndërkombëtare nuk është me rëndësi se kush formon Qeverinë, por formimi i institucioneve dhe zbatimi i reformave.
“Çështja e parë është dëshmimi i asaj se Maqedonia është një shtet funksional. Pra Parlamenti i saj duhet të funksionojë, poashtu institucionet e saja të qeverisjes lokale, sepse tani parashtrohet dhe pyetja e zgjedhjeve lokale, prandaj nuk mund të mbesin pa bashkëbisedues për të ndërmarrë hapat e reformave, sepse nuk bëhen reformat formale thjesht në ajër, por reforma të mirëfillta, çfarë do qofshin ato, më rrethana të volitshme apo jo të volitshme, pra thjesht duhet që shteti të vihet në lëvizje. Andaj besoj se gjëja e parë që do të duhet të bëhet është vetëdijësimi se detyra e parë është krijimi i një qeverie. Sigurisht që për ne nuk është me rëndësi se kush do të udhëheqë me të , ajo është në duart e shtetasve të Maqedonisë , duke ndërtuar koalicionet e nevojshme për këtë gjë, po për ne çështja e reformave është priortiare”, deklaroi Timonie.
Ai shtoi se “ekziston një listë e tërë e reformave e poashtu edhe e njerëzve që do të jenë në gjendje ti bëjnë këto reforma si dhe të marrin vendin e tyre për kryerjen e përgjegjësive. Në Maqedoni nuk ekziston problemi intelektual për këtë, por ekziston thjesht problemi i një vullneti politik”, tha ambasadori Timonie. /SHENJA/