“Dhimbja është edhe e jona” theksoi ambasadori bullgar në vend Zhelazko Radukov duke komentuar tragjedinë në Koçan. Në intervistë për BTV ai theksoi se Bullgaria ka qenë ndër vendet e para që ka qenë e gatshme të ndihmojë, për çka institucionet shtetërore nuk i kanë pritur kërkesat formale për ndihmë. Sipas Radukovit, bullgarët duhet të jenë krenar për mënyrën se si funksionon shteti dhe institucionet në ndodhi të tilla.
“Plaga është e madhe, dhimbja e të afërmve, e njerëzve të dashur, e një shoqërie të tërë është zemërthyese. Kjo dhimbje është edhe e jona. Në momentet e vetmisë, lotët e tyre janë lotët tanë. Të jep përshtypjen se njerëzit këtu nuk i bëjnë vetes pyetjen pse. Sikur e dinë shumë mirë pse ndodhi ajo tragjedi. “Zemërimi dhe pyetjet e tyre janë të përqendruara në atë se si të dalin nga tmerri dhe si të mos lejojmë kurrë të ndodhë më”, tha ambasadori Radukov.
“Institucionet bullgare nuk humbën kohë. Në momentin që arriti kërkesa për ndihmë, ne tashmë ishim të gatshëm dhe nuk është e rastësishme që kur shumë shtete pyesnin “si mund të ndihmojë, me çka të ndihmojmë, si është mekanizmi” Bullgaria kishte pacientë nga ky shtet në spitalet e veta. Puna më pas vazhdoi, për shkak se kujdesi nuk është vetëm ndaj pacientëve por edhe ndaj të afërmve të tyre”, tha Zhelzako Radukov – ambasador i Bullgarisë në Shkup