Ambasadori i SHBA Jess Baily ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister, raporton SHENJA.
Pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore. Ambasadori Bejli gjatë fjalimit të tij tha se lufta e parë botërorë shënohet për të përkujtuar viktimat e kësaj lufte. Por, sot kjo ditë shënohet nëpërmjet aktiviteteve qe kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ai rikujtoi sakrificën e qytetarëve amerikanë që kanë bërë gjatë kësaj lufte për të parandaluar dhunën dhe për të shërbyer njerëzve në nevojë.