Në çdo shtet demokratik, ekziston e drejta për të protestuar. Mirëpo, përdorimi i dhunës dhe vandalizmit gjatë protestës nuk është pjesë e demokracisë. Ishte ky komenti i ambasadorit amerikan në vend Xhes Bejli, duke folur për zhvillimet e fundit sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ai u shpreh se SHBA-ja gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen e çështjes së emrit, por vendimi i fundit i ka takuar vet vendeve për të arritur kompromis. Ai më tej u tha se u bënë thirrje policisë që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve dhe të kryejnë detyrën e në mënyrë të denjë, por në anën tjetër edhe protestuesit të mos provokojnë dhe të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike
XHES BEJLI, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHKUP
“Nga ana jonë do të themi se në çdo demokraci kanë të drejtë për protestë të qetë dhe sigurisht kanë të drejtë që ta shprehin mospajtueshmërinë e tyre, por e kemi thënë edhe në maj të 2016-tës,e themi edhe tani që vandalizmi dhe dhuna, nuk janë pjesë e demokracisë. Mendojmë që njerëzit duhet që të sillen më qetësisht, që edhe policia të veproj në mënyrë demokratike ndaj tyre”. Emine Ismaili /SHENJA/