Filantropi shqiptar dhe sipërmarrësi i njohur, Lazim Destani ka takuar tre ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Destani në zyrat e kompanisë së tij “Ecolog” në Dubai, ka pritur Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Xhabir Hamiti.
Në këtë takim, ata kanë biseduar rreth temave me karakter ekonomik, dhe mundësitë për investime kapitale nga EBA në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, raporton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Destanit:
Krahas bisedave miqësore, gjatë këtij takimi zhvilluam diskutime edhe mbi tema me karakter ekonomik, pasi të shumta janë mundësitë për investime kapitale nga EBA në trojet tona, në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.
Për vizitën e tyre kushtuar kompanisë sonë falënderoj Ambasadorët e nderuar, ndërsa i uroj për suksese gjithnjë në rritje në misionin e tyre diplomatik.