1 Shkurt 2019 / 14:11
Seanca e Komisionit për Politikë të Jashtme pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në rend dite të së cilës është mbrojtja e tezave të 10 ambasadorëve të ardhshëm është e mbyllur për opinionin. Kryesuesja e këtij komisioni Ivana Tufekxhiq pas hapjes së seancës u shpreh se për shkak se disa ambasador do të shpalosin informacione të klasifikuara, sipas Ligjit dhe Rregullores seanca do të jetë e mbyllur për opinionin.
Kjo ndodh për herë të parë që ambasadorët të mbrojnë tezat e tyre parapa dyerve të mbyllura. Në praktikën e deritanishme këto seanca kanë qenë të hapura.
Në seancën e sotme të Komisionit, tezat e tyre duhet t’i mbrojnë Igor Xhundev – ambasador në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, Goran Stevçevski-Hungari, Oliver Krliu -Madrid, Nenad Kolev – Vjen, Abdulkadër Memeti -Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Suzana Zelenikovska -Slloveni, Ekrem Ebibi -Bosnjë dhe Hercegovinë, Ramadan Azifi – Gjermani, Krum Efremov -Ukrainë dhe Mira Krajaçiq – Suedi.
Loading…


