Me rastin e manifestimit të ditës së Evropës, 9 Majit, por edhe ditës së fitores kundër Fashizmit, sot komunën e Gostivarit e kanë vizituar ambasadorët e shteteve të Vishegradit, të cilët janë pritur nga kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari.
Aktiviteti ka nisur me takimin e përbashkët dhe bisedën rreth ditës së Evropës dhe 14 vjetorit të themelimit të shteteve të Vishegradit. Përfaqësuesi i Ambasadorëve të shteteve të Vishegradit, ambasadori i Hungarisë, Lazo Ishtvan – Duks, në fjalimin e tij pas takimit u ndal tek krijimi i Evropës, dhe vendimi i shteteve të lartpërmendura për tu kyçur të bashkuar.
Manifestimi me rastin e ditës së Evropës, ka vazhduar më tej me një program të pasur kulturor e artistik, të përgatitur nga nxënësit e shkollave të Gostivarit, ndërsa nuk munguan edhe ushqimet tradicionale.