Ambasadori i ShBA-së në Shkup, Jess Baily, ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore në rrugicën për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister. Siç theksoi Bejli gjatë fjalimit të tij, vendosja e kësaj pllake ka për qëllim të vë në pah prezencën humanitare dhe ushtarale të Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Hapja e rrugicës nga Lufta e Parë Botërore është mënyrë shumë e mirë se si të mbahet mend historia. Sot vendosim edhe një shenjë e cila thekson kontributin e popullit amerikan që ka ndihmuar popullatën lokale”, deklaroi ambasadori Baily.
Nëpërmjet këtij aktiviteti u shënua 100 vjetori i kyçjes së ShBA-së në Luftën e Parë Botërore dhe u nderua ndihma që humanistët amerikan u kanë ofruar banorëve të Manastirit.
Bejli ka theksuar se kjo luftë ka qenë fillimi i afrimit të ShBA-së me Evropën dhe thellimi i raporteve të tyre.
“Mes vendeve të para që u kanë ofruar ndihmë të plagosurëve, ushtarëve të sëmurë si dhe banorëve pranë linjës së frontit, kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një numër i madh i qytetarëve amerikan, si dhe Qeveria e ShBA-së, i kanë ofruar shërbimet e tyre, ushqimin, veshjen, materialin dhe personelin mjekësor”, tha Baily.
Rrugica nga Lufta e Parë Botërore para dhjetë viteve dhe kalon një pjesë të vendeve ku ka pasur luftime në të kaluarën.
Teuta Buçi /SHENJA/