Ambasada e Turqisë në Shkup në bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Republikën e Maqedonisë, organizojnë një kurs “për këndimin e bukur të ezanit”. Ky aktivitet ka të bëjë me ushtrimin dhe stërvitjen për mënyrën e thirrjes së ezanit, në mënyrë që të mund të këndojnë ilahi dhe këngë fetare gjatë manifestimeve të ndryshme të datave historike islame.
Murat Alkan, në lidhje me këtë organizim ka thënë se pas kurseve, nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup mësojnë këndimin e ezanit dhe Kur’an-it në formë kori.
“Ky kurs do të zgjat përafërsisht dhjetë ditë. Në këtë kurs do të marrin pjesë imamë dhe myezinë, gjithashtu edhe nxënësit nga medreseja. Qëllimi jonë është që ezani të këndohet në përshtatshmëri me makamin dhe me notat, të këndohet saktë dhe bukur”, deklaroi Murat Alkan nga Ambasada e Turqisë në Shkup.
Drejtori i mesdreses “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi tha se ky grup në vazhdimësi do të zgjerohet gjithashtu, përveç meshkujve në këtë aktivitet do të mund të kyçen edhe femrat.
“Aktiviteti që është shumë me rëndësi, ushtrimi stërvitja, apekti muzikal i thirrjes së ezanit, pastaj ushtrime dhe stërvitjet dhe seleksionimi, që bëhet me një grup të nxënësve të medreses ‘Isa Beu’ dhe ne bisedat tona mendojmë që në bashkëpunim ta zgjerojmë edhe më shumë për krijimin, ndërtimin e korrit të bashkësisë fetare islame, të cilat në raste të manifestimeve të ndryshme të shënimeve të datave historike në fushën e historisë islame që i shënon Bashkësia Fetare Islame”, tha Ibrahim Idrizi, drejtor I Medresesë “Isa Beu”.
Idrizi njoftoi se për ushtrimin e korit janë angazhuar disa njohës të mirë të Kuranit dhe njohës të notave muzikale. Ky aktivitet thonë ata, do të vazhdoj deri më 12 mars.
Emine Ismaili /SHENJA/
Ambasada e Turqisë dhe BFI, kurs për këndimin e… by tvshenjaofficial

