Pajtohemi plotësisht me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, dhe me qëndrimet e eurokomisarit, Johanes Han, për formimin e qeverisë. Kështu thonë nga ambasada amerikane në Shkup, për agjencinë META.
“Të gjitha paritë duhet t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet dhe të fokusohen në angazhimet e tyre të përbashkëta në zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të përparojë në angazhimet e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, proces që këto SHBA-të ka kohë që po e mbështesin”, thonë nga ambasada e SHBA-vë në pyetjen e agjencisë META.
Stoltenberg dje deklaroi se pret që presidenti Ivanovë t’ia jap mandatin për formimin e qeverisë së re partive që kanë shumicën parlamentare. Me qëndrim të ngjashëm doli edhe eurokomisari Han.