Nga Ambasada amerikane në Shkup kanë njoftuar se do të vendoset sistem i ri për caktimin e terminit për viza, përcjell TV21. Si rrjedhojë, sipas Ambasadës, nga 19 deri më 29 maj aplikanët nuk do të mund të caktojnë termin.
“Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar të caktimit të terminit për viza. Nga 19 maj deri 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të jenë në gjendje të caktojnë, ricaktojnë ose anulojnë takimet apo të paguajnë tarifat për vizë ose të kërkojnë takime të përshpejtuara. Kushdo që ka një takim të caktuar duhet të marrë pjesë në takimin e tij ashtu siç është planifikuar. Nëse keni nevojë për një takim urgjent gjatë kësaj kohe, ju lutemi dërgoni një email në ConsularSkopje@state.gov. Për më shumë informacion vizitoni https://mk.usembassy.gov/visas/ . “, thuhet në njoftimin e SHBA-së.