
“Atë që kishim për ta thënë, e kemi thënë”, kështu janë përgjigjur nga ambasada e SHBA-së, në Shkup, pas pyetjes së TV SHENJA, se cila është përgjigja e tyre, në lidhje kërkesën e VMRO-DPMNE-së, që të përgjigjen publikisht “se a janë kundër idesë së partisë së tyre për zgjehdje të reja”.
Ambasada e SHBA-së, të hënën, një ditë pas mossuksesit të VMRO-DPMNE-së për të formuar qeveri thane se janë duke e mbikëqyrur procesin e formimit të Qeverisë dhe bëri thirrje që partite të vazhdojnë bisedimet për formimi e Qeverisë së re.
“Presim që të punojmë me qeverinë e Maqedonisë, kur do të formohet, për avancimin e integrimeve euroatlantike nëpërmjet zbatimit të reformave të parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës”, patë thënë nga ambasada e SHBA-së, në Shkup.
Ndërkaq dje, VMRO-DPMNE, thirri publikisht ambasadën e SHBA-së, të shpejgoj nëse sygjeron se në vend nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo është qëndrimi i administratës së re të SHBA-së. /SHENJA/