Ambasada e SHBA ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në disa media se ka revokuar vizat për 70 gjyqtarë e prokurorë, duke sqaruar përmes një njoftimi për mediat se bëhet fjalë vetëm për 23 prej tyre.
“Ambasada e SHBA është në dijeni të raportimeve në media që pretendojnë se zyrtarë konsullorë kanë revokuar vizat e 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar. Këto raportime janë të rreme.
Nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë raste individuale”, thuhet ne njoftimin e ambasades.
2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)