Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shpërndau mesazhin e presidentit Donald Trump me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin presidencial, ai uron të gjithë ata që e festojnë këtë muaj, duke e përshkruar Ramazanin si një periudhë përkushtimi shpirtëror, meditimi reflektues dhe falënderimi për bekimet e panumërta të Zotit.
“Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit.” – Mesazhi Presidencial për Ramazanin.
Edhe delegacioni i BE-së i ka uruar besimtarëve myslimanë një Ramazan të bekuar.
“Delegacioni i BE-së i uron një Ramazan të bekuar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e tyre.


