Ambasada e Austrisë në Shkup akoma nuk ka përmirësuar gabimet drejtshktimore në versionin shqip të ueb faqes së saj. Nga kjo ambasadë nuk kemi marrë akoma përgjigje nëse do të ndërmarrin masa për përmirësimin e gabimeve. Edhe pse u kemi drejtuar këtë pyetje nëpërmjet postës elektronike para disa ditëve, deri tani nuk i janë përgjigjur të njëjtës. Pra, në ueb faqe akoma mund të vërehen gabime të shumta drejtshkrimore dhe gramatikore.
Disa ditë më parë, Televizioni SHENJA raportoi për këtë temë. Ndër gabimet më të shpeshta që mundem t’i hasim, ishin gabimet ku zanorja “ë” nuk është përdorur në mënyrë të duhur, si dhe gabime të tjera gjatë lakimit të emrave në fjali.
Si fjalë që e hasim më shpesh të shkruar në formë të gabuar është fjala “konsull” të cilën diku e gjejmë si “konzullare”, herën tjetër si “kosullare” dhe diku tjetër si “konsullare”. Fjala “tërësisht” në këtë ueb faqe është shkruar “tërrësisht”. Në ueb faqen e njëjtë mund të gjejmë edhe dhjetëra gabime të tjera gramatikore. /SHENJA/