Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend për rezultatet e institucionit gjatë vitit 2024 dhe problematikat e hasura.
Ai bëri një bilanc të pasurive të sekuestruara nga SPAK, por theksoi se edhe pse ka një përmirësim të luftës kundër korrupsionit, institucionet vetë ende kanë numra të ulëta në referimin e rasteve abuzive.
“Mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha Dumani mes të tjerash.
Më tej ai dha edhe shifrat nga goditja e krimit dhe korrupsionit përgjatë vitit 2024, ku nënvizoi se janë sekuestruar rreth 37 mln euro. Ai foli edhe për hetimet dhe sekuestrimin e pasurive në kriptovaluta nga krimi i organizuar, duke krijuar edhe portofol dixhital.
“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023)”, tha ai.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, renditi edhe shifrat e perceptimit të korrupsionit në indekset ndërkombëtare, duke deklaruar se Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë.
“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha ai.


