Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, fundjavën që shkoi ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Kështu të shtunën ishte ligjërata e tretë me temë “Rëndësia dhe efektet e fjalës publike” nga anëtari i KQ të AlternAtivA-s, Asaf Ademi, dhe ligjërata e katërt me temë “Origjina dhe transformimet e identitetit kulturor e politik te shqiptarët” nga Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi.
Akademia Politike vazhdon edhe në fundjavën e ardhshme.