Derisa po i jetojmë ditët mbase më të vështira që nga fillimi i pandemisë, kur çdo ditë kemi 20-
30 të vdekur, pikërisht këtë javë pritet të fillojë viti i ri shkollor. Ndërkohë duhet të zhvillohet
edhe regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive dhe, po ashtu, po futemi në fushatën e zgjedhjeve
lokale. Sidoqoftë, këto shifra dhe këto mundësi për përhapje të virusit nuk janë të mjaftueshme
që kjo qeveri që të marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit shkollor.
AlterAtivA shpreh dyshim të madh se shifrat e larta të infektimeve e të vdekjeve dhe mundësitë e
përhapjes së virusit në këtë kohë janë alarmante, andaj edhe fillimi i vitit të ri shkollor po vjen në
një kohë shumë të rrezikshme. Kur e shohim se çdo ditë po ulet pragu i moshës së njerëzve të
infektuar dhe i atyre që kanë përfundim fatal, kemi drojë të thellë se virusi mund të marrë hov
edhe nëpër shkolla dhe kjo të krijojë gjendje me përmasa tragjike.
Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, përkatësisht
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të marrë vendim për ta shtyrë për një muaj
fillimin e vitit shkollor, në mënyrë që të bie edhe virulenca e virusit, por edhe të ndërmerren
masa më të fuqishme për mbrojtjen e nxënësve në kuptim të imunizimit dhe parandalimit të
përhapjes së virusit.
Viti shkollor edhe mund të kompensohet, por jetët e njerëzve po humben përgjithmonë.
AlternAtivA – Shkup 30.08.2021
Data 15.11.2026
Aktuale
- SpaceX arrin një moment historik: Starship kapet për herë të parë nga Mechazilla
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital
- Misteri i zhdukjes së 31-vjeçarit zgjidhet në Prishtinë
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura



