Partia politike “ AlternAtiVa”, sonte ka mbajtur tubim në Çair të Shkupit, ku para qindra aktivistëve të Shkupit u folën hapat e mëtutjeshme të Alternativa-s dhe zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.
I pari para të pranishmëve fjalë rasti kishte, Zeqirija Ibrahimi, i cili tha: “Përveç kësaj, sonte dua t’ju flas edhe për patriotizmin fals dhe për demagogjinë. Meqë këto ditë po dëgjoj plot llafe patriotike për shqiptarët e mirë e për arnautët e ligë, dua ta pyes kandidatin e opozitës për president se cili ka qenë qëndrimi i tij për zgjedhjen e Ivanovit për president në fjalimin që ai e ka pasur në kongresin tematik të BDI-së më 2015? Apo, edhe një pyetje tjetër: cili ishte qëndrimi i tij kur ne në Shkup e kandiduam një kandidate shqiptare (gruaja e parë shqiptare që kandidohej për Qytetin e Shkupit), ndërsa BDI-ja bënte thirrje ta mbështesim Shilegovin? A e ka dëgjuar dikush mendimin e tij?”, ka theksuar Ibrahimi.
Ministri i Kulturës nga Alternativa, Asaf Ademi, në fjalimin e tij foli për rolin e Alternativa-s në qeveri, duke thënë: “pjesëmarrja e Alternativës në qeveri ishte si një pilot-projekt, ku duhej të dëshmohet modeli i punës sonë. Dhe, ne e dëshmuam këtë model. E, nëse qytetarët tanë e duan këtë ofertë, kanë mundësi ta zgjedhin. Emri i saj është Alternativa dhe ky është modeli alternativ për krizën e përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoni”, theksoi Ademi.
Pas ministrit të kulturës, fjalë rasti kishte edhe nënkryetari i partisë “ Alternativa”, dr. Nexhbedin Kahremani, i cili mes tjerash tha: “ Ne jemi elemente të historisë dhe nesër do të gjykohemi prej saj. Ashtu siç ne sot e gjykojmë një parti që më 2014 na e instaloi një Ivanov, edhe neve dikush mund të na gjykojë nesër që nuk ishim të kujdesshëm në këto zgjedhje. Fundja, secili lidhet për fjalën e vet. Ndërsa fjala jonë është BE dhe NATO”, përfundoi Kahremani.
Sekretari i Përgjithshëm i Alternativa-s, Skender Rexhepi – Zejdi, para simpatizantëve të Alternativës, foli për momentet historike të vendit. “ Zejdi: Ne gjendemi para një momenti që definon se kah shkojmë, të mbetemi të izoluar nga ndikim rusë apo të vazhdojmë proceset eurointegruese, duhet t’i themi mjaft më patriotizmave te rrejshme, gjithë e dijmë se kandidati shqiptar në asnjë kombinatorikë nuk bëhet president.
Ne kemi vendosur ta përkrahim si Alternative konceptin euroatlantik. Ardhmëria na takon neve, ardhmëria u takon atyre që punojnë për këtë ideal të Alternativës”, ka përfunduar Rexhepi.
I fundit para të pranishmëve në Çair, foli edhe kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi, ku theksoi rëndësinë historike para të cilës po kalon vendi.
“Ne para vetes kemi dy koncepte të realta, njëra është koncepti që na shpien drejt proceseve atlantike dhe tjetra është bllokimi në këto procese. Prandaj ne duhet të vazhdojmë rrugën e integrimeve euro-atlantike, ku pikërisht për këtë si Alternativë kemi vendosur të kemi një rrugë të qartë drejt perëndimit”, theksoi Gashi. Ai më tej vazhdoi duke shtuar: “ T’i themi mjaft ofendimeve ndërshqiptare, neve në asnjë rast nuk na ka hije të zhvillojmë fushatë ofenduese. Ju falemnderit, juve aktivistëve të Alternativa-s që po tregoni edukatë të lartë politike perëndimore”, ka përfunduar kryetari i partisë politike “ Alternativa”, Afrim Gashi.












