Nga partia Alternativa kanë reaguar pas propozimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që kryetari i Alternativës, Afrim Gashi të jetë kryeministër në qeverinë teknike, e cila do të duhet t’i organizoj zgjedhjet në qershor.
“E falënderojmë z. Mickovskin për vlerësimin e tij për kryetarin Afrim Gashi, por Alternativa aktualisht është në një proces i cili vijon dhe ende nuk ka përfunduar. Në këtë periudhë nuk kemi asnjë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe nuk mund të flasim për asgjë tjetër”, thonë nga Alternativa.