Koalicioni AlternAtivA – ASH, tashmë fuqishëm kanë filluar që të përgatiten në terren, për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut.
Sonte, në degën më të fuqishme të AlternAtivA-s dhe ASH-së ,dega e Tetovës, u zhvillua takim koordinativ mes ministrit të Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili dhe nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Vullnet Ferati.
Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi ecurinë e mëtutjeshme të aktiviteteve në terren dhe përgatitjen sa më tē fuqishme të koalicionit Alternativa – ASH në zonën 6 zgjedhore.
Ndryshe, anketat e fundit dhe aktivizimi i fuqishëm i koalicionit tregon se Alternativa – ASH do të jetë forca e ndryshimit më 15 korrik. Edhe anketat interne brenda partive politike, thonë se koalicioni Alternativa-ASH do t’i jep goditje të fuqishme BDI-së në zonën 6 zgjedhore.