SHBA “Karadaku” vikendin e kaloi me një ekspeditë mbresëlënëse. Këngë, muzik, humor, shoqëri, hiking, vrap, adrenalinë dhe vizitë ishin kryetemat e këtij udhëtimi.
Vizituam qytetin e Pejës për të takuar bukuroshen e Pejës te këngët e Ilir Shaqirit, varrin e Haxhi Zekës e përmendoren e heroit të kombit Shkëlzen Haradinaj.
U ngjitëm për në Junik, te Oda e Junikut, Oksfordi i urtësisë dhe patriotizmit shqiptar e prej aty në Deçan te përmendorja e heroit kombëtar Luan Haradinaj.
U drejtuam për në Gjeravicë te trofeu i hikingut shqiptar. 2656 m, maja më e lartë e Kosovës. Nuk ka kuptim kjo ekspeditë pa Liqenin e Zemrës.
Ëndërr? Jo, e vërtetë! Do e përsërisim prapë këtë ekspeditë.