Edhe pse mbahej super sekret emri i kandidatit për kryeministër nga BDI, Almakos arriti që për së pari herë të zbuloj emrin nga struktura të larta të BDI-së, se bëheh fjalë për ish funksionarin e lartë të PPD-së, Naser Zyberi.
Më poshtë ua sjellim tekstin e plotë të publikuar sje nga Almakks:
Nesër edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 5 korrikut, ndërsa po nesër pritet ë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga Prespa, të shpallë emrin e kryeministrit të parë shqiptarë.
Siç mëson Almakos nga burime të sigurta në BDI nesër për kryeministër nga kjo parti do të prezantohet ish – funksionari i lartë i PPD-së, Naser Zyberi. Burime të mirënformuara theksojnë se ky nominim do të ndodh me bekimin e Ahmetit, edhe pse u tha se do të jetë një kandidat mbi partiak, do të shihet se do pritet nga opinioni ky vendim partiak, raporton Almakos.
Kush është Naser Zyberi:
Zberi është lindur në vitin 1961 në fsh. Llaskarc, Shkup. Ka mbaruar Fakultetin Juridik. Ai aktualisht ushtron profesionin e noterit, në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.