– Pas tërmetit në vitin 1963, projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” është katastrofa e dytë që e kaploi Shkupin. Kjo katastrofë, e ndodhur jo nga shkaqe natyrore, por nga ato arkitektonike, kuazikulturore, dukshëm e ndryshoi jo vetëm pamjen arkitektonike të qytetit, por i shqetësoi dhe i ndau qytetarët, e ndryshoi shprehitë e tyre, e fshiu memorien e qytetit.
Ky “projekt” kontrvers në vepër dëshmoi sa edhe arkitektura, kur është në duar të gabuara, mund të jetë vrasëse për qytetin, tha ministri i Kulturës Robert Allagjozovski mbrëmë në Vjenë, në hapjen e ekspozitës “Shkupi – Arkitektura në kontekstin e Maqedonisë”. “Flas për dilema të tipit: çfarë është dhe cila është sot arkitektura në kontekstin e Maqedonisë, mendoj në dilemat tona të sotme kulturore të Maqedonisë – a ndodhi ajo në Shkup dhe në Maqedoni viteve të fundit në përgjithësi ka lidhje me arkitekturën. Edhe pse në kuptim të caktuar pikëpamjet e disa arkitektëve bashkëkohor maqedonas me sa duket ishin spikatur edhe në Vjenë si model i mundshëm për ekspozitat e tyre historike”, theksoi Allagjozovski.
Ai u përqendrua edhe në trashëgiminë arkitektonike të qytetit nga periudha osmane e cila tani është, siç theksoi, pasuri e mbrojtur kulturore. Allagjozovski në hapjen, siç kumtoi Ministria e Kulturës, i dëshiroi publikut vjenez të kënaqet në tregimin për Shkupin. Tha se në kontekst të Vjenës, e cila është sinonim për portën kulturore të Evropës, prezantimin e kulturës së Maqedonisë mund të shkaktojë radhë (jo vetëm) për ne dilema aktuale. Ministri dërgoi ftesë për ekspozitë kthyese për Kontekstin arktitektonik vjenez në disa hapësira kulturore të Shkupit.