Kompania farmaceutike “Alkaloid” në periudhën janar-mars 2023 ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, rritje të eksporteve prej mbi 28% ndërsa ka hapur edhe 47 vende të reja pune. Gjatë kësaj periudhe shitjet arrijnë në mbi tre miliardë denarë, që është 15% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm, sipas një komunikate të kompanisë janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara me 28%. Në periudhën janar-mars 2023 në “Alkaloid” në Maqedoni janë bërë 47 punësime të reja. Kompania numëron 2678 punonjës, nga të cilët 2039 në vend dhe 639 në filiale jashtë vendit. Aksionet e Alkaloidit janë të listuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë që nga viti 2002 dhe konsiderohen si një nga aksionet më të tregtueshme dhe më likuide në vend./Alsat.mk
Data 18.08.2026
Aktuale
- Zjarri në Prilep u shua gjatë gjithë natës, ku u dogjën disa shtëpi të vjetra
- Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu është 20-vjeç
- Pothuaj tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
- FOTO/ Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në bregdet
- NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Kryediplomati iranian, Araghchi: Irani fitoi si luftën ashtu edhe diplomacinë
- BDI: Rifillon ndërtimi pa leje në tokë shtetërore, Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit heshtin
- NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije



