Kompania farmaceutike “Alkaloid” në periudhën janar-mars 2023 ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, rritje të eksporteve prej mbi 28% ndërsa ka hapur edhe 47 vende të reja pune. Gjatë kësaj periudhe shitjet arrijnë në mbi tre miliardë denarë, që është 15% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm, sipas një komunikate të kompanisë janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara me 28%. Në periudhën janar-mars 2023 në “Alkaloid” në Maqedoni janë bërë 47 punësime të reja. Kompania numëron 2678 punonjës, nga të cilët 2039 në vend dhe 639 në filiale jashtë vendit. Aksionet e Alkaloidit janë të listuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë që nga viti 2002 dhe konsiderohen si një nga aksionet më të tregtueshme dhe më likuide në vend./Alsat.mk
Data 18.09.2026
Aktuale
- Presidenti i Koresë së Jugut përjashton mundësinë e dërgimit të trupave luftarake në Ngushticën e Hormuzit
- Mickoski në Këshillin Atlantik: SHBA-ja është partneri ynë strategjik, integrimi në BE të bazohet në merita
- Spasovski: Drejtori Gajdov u punësua si shqiptar, ndërsa drejtor u bë si maqedonas
- Ulja e temperaturave nuk i ndali zjarret, 13 vatra në hapësira të hapura gjatë 24 orëve të fundit
- Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
- Zbardhen dy vjedhje në Tetovë, arrestohen dy persona, do të ngrihen kallëzime
- Ahmeti: As gjykatat e Millosheviçit s’do ta kishin dhënë këtë dënim për krerët e UÇK-së
- Tragjedia në Prishtinë: Një person i gjetur pa shenja jete në Bregun e Diellit



