Fabrika “Alkaloid” SHA Shkup hapi një laborator të ri mikrobiologjik me kapacitet për kryerjen e mbi 20.000 analizave në vit. Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukajetov, bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 3,1 milionë eurosh. Sipas Mukajetovit, ky investim i ri ka rëndësi të madhe për zgjerimin e portofolit të barnave, duke i mundësuar “Alkaloid”-it të jetë edhe më konkurruese, jo vetëm në rajon, por edhe në tregun botëror.
“Me këtë i zgjerojmë kapacitetet për analiza mikrobiologjike të lëndëve të para, gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme. Me kapacitet mbi 20.000 analiza që mund t’i realizojmë brenda një viti, dhe nga ky aspekt jemi krenarë që kompania vazhdon ciklin e investimeve dhe bën gjithçka për të qenë edhe më konkurruese kudo në botë”, tha Zhivko Mukajetov – drejtor i Përgjithshëm i Alkaloid.
Data 14.02.2026
Aktuale
- Mevlan Ademi falënderon Shqipërinë dhe bën thirrje për mbështetje të gjerë ndaj nismës studentore për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Sefer Tahiri: Mirënjohje për ambasadorin Meidani për angazhimin rreth provimit në shqip
- Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup
- Aliu: Besojmë thellë se VLEN do të jetë një parti politike
- VLEN-i me dy kryetarë, Kasami dhe Mexhiti “shtrëngojnë” duart!
- Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Mickoski në takim me Koshtan: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj rrugës evropiane
- Jurisprudenca, Frçkovski kundër Fillkovit, krah studentëve shqiptar!


