Kompania “Alkaloid” këtë vit shënoi pjesëmarrjen e saj të 22-të në ngjarjen më prestigjioze të industrisë farmaceutike botërore – CPhI (Convention of Pharmaceutical Ingredients), që po mbahet nga 28 deri më 30 tetor në Frankfurt, Gjermani, nën moton “Në zemrën e industrisë farmaceutike”.
Ekipi prej 35 përfaqësuesish nga sektorë të ndryshëm të kompanisë po merr pjesë në edicionin e 36-të të CPhI-së, ku janë planifikuar mbi 400 takime biznesi me partnerë ekzistues, furnitorë dhe bashkëpunëtorë të rinj potencialë.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit të Alkaloid-it, Zhivko Mukaetov, theksoi se CPhI është një platformë globale strategjike për ndjekjen e risive shkencore dhe teknologjike në industrinë farmaceutike.
“Ky panair na mundëson kontakte të drejtpërdrejta me partnerë nga e gjithë bota dhe ndjekjen e trendeve të reja – nga inteligjenca artificiale dhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit, deri te zhvillimi i molekulave të reja dhe optimizimi i zinxhirit global të furnizimit”, u shpreh Mukaetov.


