Në Shkup po mbahet Konferenca Ndërkombëtare” “Transformimi Digjital i Qytetareve, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike.
I ftuar si panelist ishte dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.
Gjatë fjalës së tij, Aliu tha se sfidat e digjitalizimit po marrin një rëndësi të veçantë kohët e fundit, sidomos pas sulmeve kibernetike:
Sot, isha i ftuar si panelist në Konferencën Ndërkombëtare, “Transformimi Digjital i Qytetarëve”, organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri të Hapur „Metamorfozis“.🎤
Digjitalizimi është e tashmja dhe e ardhmja, referuar reformave dhe progresit të Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, sa më shpejt që shtetet i digjitalizojnë shërbimet e tyre publike, aq më mirë dhe më lehtë është për qytetarët, për t’i marrë të njëjtat.
Si ministri, prioriteti ynë është që të sigurojmë sa më tepër shërbime digjitale për qytetarët dhe bizneset”.