Në Ministrinë e Shëndetësisë sot filloi të funksionojë sistemi i ri fingerprint për evidentimin e orarit të punës, si pjesë e procesit më të gjerë për funksionim më efikas të institucionit dhe të sistemit shëndetësor në tërësi, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ai bëri të ditur se, së bashku me anëtarët e Kabinetit të tij, e kanë nisur ditën e punës me evidentim përmes sistemit të ri.
“Sot, së bashku me anëtarët e Kabinetit tim, ditën e punës e filluam me evidentim përmes sistemit të ri fingerprint për orarin e punës në Ministrinë e Shëndetësisë”, shkroi Aliu, duke porositur se “ndryshimet fillojnë me shembull personal”.


