Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se nga muaji maj do të ulen çmimet për mbi 300 barna, duke synuar t’i bëjë ato më të përballueshme për qytetarët.
MARKETING
Ai theksoi se kjo është hera e parë që ndërmerret një hap i tillë në këtë përmasë. Sipas tij, lista e barnave me çmime të reduktuara tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë, ndërsa ulja do të zbatohet në të gjitha institucionet dhe barnatoret që i tregtojnë ato.
Aliu shtoi se ky nuk është një proces i përkohshëm, por një reformë që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përveç uljes së çmimeve, parashihet edhe zgjerimi i listës pozitive të barnave, me qëllim që sa më shumë qytetarë të kenë akses në trajtime të nevojshme me kosto më të ulët.
Ky vendim pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën financiare për pacientët dhe të përmirësojë qasjen në shërbimet shëndetësore.


