Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti sot ka pritur kancelarin gjerman Olaf Scholz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos.
“ Sot patëm kënaqësinë të mikprisnim Kancelarin Olaf Scholz në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Vizita e tij dhe e delegacionit qeveritar gjerman është një akt çertifikimi për perspektivën euro-perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë të qartë se sa ngushtë lidhet integrimi europian me sigurinë, stabilitetin, paqen dhe mirëqenien e popujve. Dyzimet që e kanë vonuar mbërritjen e Maqedonisë së Veriut në stacionin final të euro-integrimit u kanë shërbyer ëndrrave të fuqive destruktive dhe anti-demokratike për të minuar bashkimin përfundimtar të Europës.
Angazhimi i Kancelarit Scholz synon pikërisht zbrapsjen e këtij projekti djallëzor. Vizita e tij i jep një hov të ri projektit europian të kësaj qeverie dhe qytetarëve tanë.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të njohë dimensione të reja. Përfitimet për qytetarët do të jenë të prekshme. Më shumë siguri, më shumë stabilitet dhe zhvillim më i shpejtë me më shumë investime gjermane.
E jona është të mos e ulim ritmin e reformave, transformimit pozitiv dhe shërbimit për qytetarët. Dhe mbi të gjitha të jemi besimplotë se ka ardhur dita që durimi dhe përpjekjet tona të shpërblehen.”, shkruan Aliti.
Data 15.05.2025
Aktuale
- SPAK i sekuestron celularin, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Populli na ka votuar për të punuar, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore
- Gjorgjievski: Stadiumi “SSK” në Draçevo është rindërtuar plotësisht
- Evakuim simulues në “Krume Kepeski”: Parandalimi përmes edukimit dhe praktikës
- Costa në Shkup: Nuk iu duhet plan B për anëtarësim në BE, fokusohuni në planin A
- Gjorgjievski: Decentralizimi i shërbimeve sociale – çelësi për kujdes më të mirë për qytetarët
- Kisella Voda me mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje
- Qoku edhe zyrtarisht koordinator i grupit parlamentar të VLEN
- Gjorgjievski: Me rrethrrotullime dhe kryqëzime të reja, do ta zgjidhim kaosin e trafikut në Shkup