“Ne si shumicë parlamentare do ta përkrahim iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski”, kështu deklaroi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, në pyetjen se cili është qëndrimi i BDI-së, në lidhje me iniciativën për shkarkim të Zvërlevskit, raportojnë mediat në vend.
Në lidhje me punën e Prokurorisë Speciale, Alimi thotë se do t’i përkrahin reformat në drejtësi.
Ne përkrahim reformat e thella në drejtësi dhe do të shikojmë që t’i implementojmë të gjitha rekomandimet e faktorit ndërkombëtarë”, tha Alimi, duke shtuar mos treguar nëse, do të bashkohet Prokuroria Speciale me Prokurorinë e rregullt, nëse bëhet reformat.
Sipas tij, në krye të Prokurorisë duhet të qëndrojë një ekspert.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, u pyet edhe për listat e hapura, nëse BDI është e gatshme që të pranojë një njësi zgjedhore, ndërkaq ai u përgjigje se ata po bëjnë analizat e tyre politike dhe do të dalin me qëndrim.
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1406167466139253/