05 October
Kandidati i Aleancës për shqiptarët për komunën e Saraijt Ekrem Alija, përmes shpalosjes së programit të tij politik kërkoi mbështetjen e banorëve të kësaj komune. Ndër të tjera ai paralajmëroi investime në bujqësi, infrastrukturë, lehtësimë administrative për investitorët e brendshëm dhe të huaj, formim të një komisioni i cili do të merret vetëm me biznesmenët. Financim të shoqatave kulturore, si dhe ndërtimin e pishinave të shkërtruara. Pos këtyre ai prmetoi edhe legalizim të shpejtë për secilin kërkues,
Bujqësisë do t’i kushtohet rëndësi e veçantë pasi në komunën tonë ka një potencial të lartë për hapjen e vendeve të punës. Fermerët dhe ndërmarrësit do të mbështeten në ciklin e fillimit dhe cilësisë së produkteve. Do të inicohet një berzë me një ngritje të depos për grumbullimin e produkteve bujqësore me një çmim të garantuar -deklaroi Ekrem Alija, Kandidat i Aleancës për shqiptarët në Saraj.
Alsat-M

