Sasho Ordanovski
Në intervistën e vikendit të Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase, në pyetjen e koleges Frosina Dimevska rreth asaj nëse mendon që do të ketë probleme me sigurimin e shumicës parlamentare prej dy të tretave për ndryshim të Kushtetutës, Ali Ahmeti përgjigjet kështu:
“Tani, ta dhem të vërtetën. Sikur kam një shqetësim, sepse ky është një proces mjaft i rëndësishëm, kamë frikë ët mos lëndohet nga pakujdesitë e institucioneve, të mos krijohet opinion publik se ky është një proces që tashmë ka është mbyllur dhe ka përfunduar. Ky proces ende është në zhvillim dhe duhet të gjitha institucionet shtetërore, institucionet ligjëvënëse, institucionet që i zbatojnë ligjet të jenë të kujdesshme, ta ruajnë nga ndonjë inflamacion i jashtëm, sepse lehtë mund të rrezikohet imuniteti i këtij procesi.”
Ju lutem bëni pauzë… Lexojeni edhe një herë këtë përgjigje të Ahmetit… E lexuat?
Në rregull: A e kupton dikush çka don të thotë Ali Ahmeti?
Konfuzion total. Në shikim të parë.
E vërteta-që ka dashur ta tregojë Ahmeti që në fillim të përgjigjes- është një nga fenomenet më komplekse shoqërore në secilën kulturë të cilitdo komunitet. Të tillë janë, për shembull, edhe konceptet e lirisë ose ai i drejtësisë, sepse ato, sikurse edhe e vërteta, nuk varen nga faktet- për faktet, të gjithë duhet të pajtohen, para se të futen në debat për të vërtetën-por nga konteksti në të cilin interpretohen faktet. Kultura është proces i “programimit kolektiv të mendjes” (Hofshtede) si softuer përmes të cilit kalojnë faktet, që të “prodhohet” e vërteta e llojit të vet.
Që të më kuptoni më lehtë, ja një shembull klasik: nëse të gjithë pajtohemi për faktet- që një njeri është mbështjellë me dhjetë kilogramë eksploziv dhe saktë në mes të ditës ka eksploduar duke vrarë edhe dhjetëra njerëz- si mundet që ai njeri në interpretimin e të vërtetës nga disa të shpallet hero martir, kurse nga të tjerët terrorist dhe kriminel, pa pasur kontekst rreth fakteve?
Do të thotë, me Ahmetin, lidhur me faktet për procesin në Parlament, lehtë do të pajtohemi: “ky është një proces mjaft i rëndësishëm”… Dhe kaq. Gjithçka tjetër është interpretim i këndvështrimit të tij rreth asaj se çka është e vërteta: “lëndime nga pakujdesitë e institucioneve”, procesin “ta ruajnë nga ndonjë inflamacion i jashtëm”, “lehtë mund të rrezikohet imuniteti i këtij procesi” dhe kështu me radhë. Respektivisht, “institucionet që i zbatojnë ligjet, të jenë të kujdesshëm”, sepse në interpretimin e të vërtetës së Ahmetit për nevojën e “kujdesit” është që institucionet, në fakt, të mos funksionojnë.
Ah bre Ali, pse ngatërrohesh, pse shet mend sikur je ndonjë aristokrat nga Parlamenti Britanik, e jo marksist-leninist nga Zajazi?! Thuaj qartë, mos na detyro të merremi me analiza diskurzive të kapaciteteve tua konjitive: Unë kërkoj të jepet amnisti e plotë për krimet e 27 prillit (dhe më gjerë!), siç kërkon VMRO-DPMNE, që të kalojnë ndryshimet kushtetuese njëzëri dhe të anëtarësohemi në NATO!
Pse, thotë Aliu, të gjithë do të bëjnë Pazar për veprat e veta penale, e çka bëj unë me hetimet e mia në PSP?!Tani, ta them të vërtetën, edhe ai duhet të paraqitet dhe të votojë në Parlament, që të krijohet shumicë prej dy të tretave.
Pse dërdëllis, bre Ali, me “inflamacione të jashtme” (mendon për PTHP, PSP, Gjykatën…) dhe me rrezikimin e “imunitetit të këtij procesi”, që do të thoshte rezistenca e dobët e të akuzuarëve për veprat e kryera të rënda penale? Thuaj: Çka ndodhi-ndodhi, nuk vlejnë 100 frymë në burg, nëse Maqedonia nuk hyn në NATO!
Siç e shihni, në interpretimin e asaj se çka është e vërtetë, në “matricën kulturore” respektivisht “programi” i Ali Ahmetit thot se e mira kolektive nuk duhet të rrezikohet nga shkuarja në vend e të drejtës individuale – edhe ndaj tij, për shembull. Ose, duhet të ketë mosdënim, nëse kjo është për avancim të përgjithshëm të komunitetit.
Problemi me këtë interpretim të së vërtetës është që mosdënueshmëria gjithmonë është urgjente dhe e prekshmeç kurse e mira e komunitetit është me veresi, gjithnjë shtyhet për kohë më të mira. Që thuhej një kohë nëtë kaluarën: Të verdhët zverdhen, të kuqtë udhëtojnë! Prandaj, për shkak të padënueshmërisë, assesi të arrijmë deri te ajo që është mirë për të gjithë ne.
Kurse Aliu është prej të kuqve- udhëtojnë pa ndërprerje tashmë 17 vite … Për këtë arsye është plotë me urtësi kur duhet të interpretohet e vërteta, pa “inflamacione të jashtme”.
Ali, “zadrogazi” nga Zajazi. (CivilMedia)