Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet dritë jeshile angazhimit të kompanisë turko-amerikae Bechtel-Enka që të angazhohet në ndërtimin e autostradave në Maqedoninë e Veriut.
Thotë, se mosshfuqizimin e ligjit me të cilin parashihet angazhimi i kësaj kompanie në ndërtimin e autostradës së Korridorit 8 dhe 10, do të bëhet realitet unaza e kombit, që me autostradë moderne të lidhet kryeqytetet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8 dhe Korridori 10 nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre!
Gjykata Kushtetuese dha sot verdiktin e saj final për korrektësinë juridike të procedurës së realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit me kompaninë e mirënjohur të ndërtimit Bechtel – Enka.
Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt REALITET!”, shkroi Ahmeti në Facebook.