Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se si janë raportet me VMRO-DPMNE-së, pasi në kongresin e partisë, ishte i pranishëm Sekretari Gjeneral i VMRO-së, Ahmeti tha se në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar gjitha partitë.
I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.
“BDI ka parimet e veta, ka kornizën e vete që nuk e tejkalon, është Marrëveshja e Ohrit e cila duhet të zbatohet në përpikshmëri, është Marrëveshja e Prespës, që duhet të respektohet dhe zbatohet, është Marrëveshja për Fqinjësi të mirë, që këtyre tre Marrëveshjeve historike për stabilitetin e Maqedonisë dhe ardhmërinë, kemi vlerësuar se duhet t’i shtohet edhe një Marrëveshje, Marrëveshja Komëbtare për zhvillim e përparim”, deklaroi Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”.
Data 13.02.2026
Aktuale
- Nga aksidenti fatal te arratisja: Çfarë ndodhi me rastin “Llaskarca” pas shtatë vitesh?
- Grabitja e bankës, policia jep detaje: Autori mori 8 milionë lekë! Iu sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave
- Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa rrugë
- Vjen edhe reagimi i Albatros Rexhajt pas incidentit në studio me Buzhalën
- Si do të ndikojnë reshjet e shiut dhe temperaturat në fundjavë?
- “Më p*rdhuanuan”- E reja nga Suedia denoncon tre turq, policia i arreston! Çfarë ndodhi në apartamentin me qira në Tiranë
- Skandal me VAR-in – Barcelona shqyrton ankesë formale
- Foda: Ne do të luftojmë për vendin e dytë


