Spekulimet se Ali Ahmeti po bëhet gati të largohet nga kreu i BDI-së, janë shtuar së tepërmi kohëve të fundit. Shkak për këtë hap, janë sinjalet që vijnë nga ndërkombëtarë një kohë të gjatë se duhet të largohen.
Nga burime partiake në BDI, mësohet se Ahmeti ka vendosur të largohet me kohë, para se të fillojë një fushatë më e hapur dhe më serioze kundër tij nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. /Albeu.com/
Sipas disa burimeve, Ahmeti ka ndërmend të tërhiqet kah mesi i këtij viti, diku në maj ose qershor, kurse sipas burimeve tjera, në pjesën e dytë të këtij viti.
Dëshira e tij është që të tërhiqet pas miratimit të Ligjit për gjuhët, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe marrjes së ftesës për në NATO dhe datës për fillim të negociatave me BE-në.
Tërheqja e tij eventuale gjithsesi do të jetë një lajm i mirë për shqiptarët e Maqedonisë, duke marë parasysh se gjatë kohës që udhëhoqi BDI-në si parti në pushtet, nuk u realizuan shumë përfitime që kishin shqiptarët nga Marrëveshja e Ohrit. /albeu.com/