Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për ardhjen e vitit të ri 2024.
“Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare.
Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara.
Europa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosshmërisht hapin tonë në vitin 2024, të bashkuar në një front dhe të gatshëm për të çuar proceset përpara.
Uroj që në vitin 2024 të keni mbi të gjitha shëndet, paqe, lumturi e mbarësi në vatrat e juaja familjare!
Gëzuar!”, ka thënë Ali Ahmeti.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Eurostat: Maqedonia e Veriut humbi 11.4% të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011
- EMRAT/ Goditi me thikë 40-vjeçarin arrestohet në Greqi autori, përdorte dy identitete
- Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Shpërthen dhuna midis druzëve dhe beduinëve në Siri
- Mot i thatë dhe i nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 32 gradë Celsius
- Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024
- Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
- Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit