Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 67-të.
Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës.
Me rastin e ditëlindjes shokët dhe bashkpartiakët e kanë uruar kryetarin e tyre.
“Faleminderit nga zemra për të gjitha urimet, për fjalët e mira dhe bekimet që mora sot me rastin e datëlindjes sime. Në pamundësi që t’ju përgjigjem secilit veç e veç, dua ta dini se çdo urim e çdo mendim i mirë ka arritur tek unë.
Vitet, me kalimin e kohës, shndërrohen në numra, por urimet mbeten energji, forcë dhe motiv për të vazhduar përpara, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi.
Ju uroj shëndet, mbarësi dhe paqe në familjet tuaja, suksese në çdo hap dhe sa më shumë ditë të mbushura me shpresë e besim për të ardhmen. Mirënjohës për mbështetjen tuaj të vazhdueshme” – ka shkruar Ahmeti.


