“Në Maqedoni kemi situatë tjetër, nuk është si Malësia e Madhe në Mal të Zi, apo si në Preshevë. Maqedonia i ngjan Bosnjës, me shumë etni. Nuk ka nevojë shqiptarët që të kenë pesë apo gjashtë parti, sepse copëtohet vota shqiptare. Dikur, shqiptarët i kanë dashur si teneqepunues, barinj…, por jo edhe për zyrtarë të lartë. Dhe tani, ata shqiptarët i duan vetëm për vota. Kjo është e keqja e partive të shumta, që po copëtojnë votat”, tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI, ndërsa shti se akoma nuk është koha që maqedonasit ta votojnë parti shqiptarë.
“Edhe nëse e bëjnë, ata votojnë fshehur. Unë që në 2003 kam hapur Degë në vende kryesisht të banuar maqedonas, por i rrihnin, i gjakosnin. Kështu që, hë për hë shqiptarët duhet të etablohen në dy parti politike, sikurse maqedonasit. Pastaj shumë më lehtë do vinim te etablimi ideor, sepse kështu të zgjeruar, nuk mund të kemi qëndrim të prerë ideor. Ne akoma kemi nevojë për të luftuar për përfaqësimin e drejtë, për implementimin e Ligjit të gjuhës shqipe”, tha Ahmeti.


