Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR,
të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Në këtë takim u bisedua
për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë.
Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:
Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani.
Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e Veriut ka ende hapësirë për të përmirësuar ambientin zgjedhor, për të garantuar barazi dhe drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit.
Jam i bindur se diskursi politik duhet të mbështetet në argumente dhe vizion për të ardhmen e vendit, ndërsa përgjegjësia më e madhe për organizimin e procesit zgjedhor bie mbi pushtetin.
Ne si BDI do të vazhdojmë të japim shembullin tonë, duke mbrojtur standardet demokratike dhe perspektivën evropiane të vendit.