Banorëve të Strugës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar.
“Ky është mandat që shkëputet dhe del nga kapitulli për të rregulluar ambientin, që është në shërbim të agjendës tone, ambient të pastër e jetë më cilësore. Pikërisht, ky është mandat që do jetësojmë Korridorin e 8 që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat. Andaj, kush janë ata që do ju prijnë këtyre projekteve, është ky ekip që do i prijë Merko dhe Arbëresha”, tha Ahmeti duke shtuar se kandidatët e BDI-së në përpikmëri do të realizojnë platformën zgjedhore për të jetësuar Agjendën e blertë. “Në të gjitha vendbanimet votoni për BDI dhe Mërkon sepse është ardhmëri dhe jetë më e mirë”, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti