Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti sonte një fjalim në tubimin qëndror të Aleancës Kombëtare për Integrim në Kërçovë, ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje më 19 tetor për të vendosur së bashku për të ardhmen e tyre.
Ahmeti theksoi se është koha për unitet dhe vendosmëri, duke mos lejuar që, siç u shpreh ai, sakrificat e bëra me gjak të nëpërkëmben nga ata që e shesin patriotizmin me fjalë, por e tradhtojnë me vepra.
“Më 19 tetor, si një trup i vetëm, do të vendosim për fatin tonë,” tha Ahmeti. Ai kritikoi ashpër ata që, sipas tij, kanë dështuar t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve në Kërçovë dhe më gjerë.
Sipas tij, është koha që qytetarët të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë të drejtën legjitime për barazi dhe dinjitet.