Në hapjen e Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale dhe promovimin e kandidatëve për kryetar komunash, kryetari Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke thënë se këto 20 vite janë vetëm vite të sukseseve.
“Sot po hapim konventën për maratonën e radhës të gjashtë përbrenda këtyre 20 viteve, vite të sukseseve të njëpasnjëshme. Si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Pa asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës duke siguruar 22 vite radhazi fitore dhe tani sot po hapim konventën kombëtare të radhës për të siguruar dekadën e 3-të për fitore në zgjedhje lokale të Bashkimit Demokratik për Integrim. Shumë kush jo vetëm nga vendorë por edhe ndërkombëtar më pyesin ku është sekreti i gjithë këtij suksesi dhe këtyre fitoreve? Të nderuar vëllezër e motra, nuk duhen shumë gjurmime të bëhen, nuk duhen shumë analiza të bëhen sepse suksesi ka qenë tek ju, tek ju njerëzit e vullnetit të mirë, tek ju njerëzit atdhedashës, patriotë që duani e keni dashur lirinë e vendin dhe keni vënë mbi interesat personale interesin e përgjithshëm dhe jeni bazuar në ofertat, platformat që partitë politike kanë bërë përpara qytetarëve. Andaj suksesi dhe sekreti është se të gjithë aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga më i riu tek i moshuari me shpirt e me zemër ka punuar për at platformë, për at program, prandaj ne sot jemi krenarë që kemi mbyll kapituj të rëndësishëm të historisë sonë për çka shqiptarët janë përvluar e dëbuar në vite me radhë”, është shprehur kështu Ahmeti.
Sipas tij, sot shqiptarët i gjenë çdokund, në secilin institucion prandaj i sigurtië se ky ekip që do të votohet më 17 Tetor, do të janë ekip-kuadër me tepër e tepër përforcime.