Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore në Reçicë të Vogël ka konfirmuar edhe emrat e ministrave të rinj në Qeverinë e re në mes Aleancës dhe LSDM-së që pritet të finalizohet të hënën.
“Falë diskutimeve shumë konstruktive në Bashkimin Demokratik për Integrim, njëzëri dolëm me vendim që në qeverinë e ardshëm, zëvendëskryeministër për MO Hazbi Lika, zëvendëskryeministër për Eurointegrime Bujar Osmani, ministër i Ekologjisë Sadulla Duraku, ministër i Ekonimisë Bulent Saliu, ministër i Ekonmisë Kreshnik Bekteshi dhe ministër pa portofol Ramiz Merko”, theksoi Ahmeti.
Ai në pyetjen e gazetarit për ministrinë e Shëndetësisë, Ahmeti theksoi se kjo ministri u takon Aleancës për Shqiptarët, gjithashtu edhe ministria e Pushtetit Lokal