Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë Unioni i Romëve, deklaroi se i ka thënë kryetarit të Shutkës, se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, romët nuk kanë patur përfaqësues, por se ai, ka përfaqësuar të gjithë komunitetet.
“Unë vij nga një komb i cili ka qenë i diskriminuar, vijë nga një popullatë e cila ka qenë e mbi votuar, nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, prandaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet tjera në vend”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ali Ahameti tha se me përgjegjësi të madhe e thotë se komuniteti romë do ta provojë në praktikë se çfarë bashkëpunimi do kenë, dhe se në një rrugëtim të përbashkët do ta dërgojnë vendin në BE.
“Ne jemi ajo forcë, fronti evropian i cili do t’i ndërtojë vlerat evropiane”, tha Ahmeti.
Data 13.05.2025
Aktuale
- Policia e Shtetit publikon planin e masave për samitin “European Political Community”, ja rrugët që do të bllokohen më datat 15 dhe 16 maj
- Procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kamëz drejt fundit, kryeson PD me mbi 1000 vota! Si renditet PS dhe partitë e tjera
- SPB Tetovë: Gjobiten 44 shoferë për parkim të paligjshëm
- Taravari -Mexhitit: Kur flet për ndryshim një pensionist i BDI-së është qesharake!
- Mjeshtri nga Kumanova me një vegël pune ka tentuar ta sulmojë klientin në Negotinë te Gostivarit
- Murtezani: Qeveria e RMV-së po finalizon dokumentet strategjike për fillimin formal të negociatave me BE-në
- Numërimi i votave preferenciale, hapen kutitë e para në Korçë! Si është renditja e kandidatëve
- “Të provohet që zarfet janë marrë personalisht nga zgjedhësit”, PD për ngërçin e votave nga Greqia: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen