Në këto momente, kur gjithandej raportohet se BDI është afër marrëveshjes së re për koalicionim me VMRO-DPMNE-në, tre deputetë të BDI-së kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë atë koalicion, transmeton Gazeta Lajm.
Edhe pse nuk zbulohen emrat e deputetëve në fjalë, megjithatë ata janë zotuar se nuk do të përkrahin këtë koalicion edhe përkundër presioneve që kanë, e që kryesisht janë në drejtim të detyrimit të tyre që të dorëhiqen dhe të hapin rrugën për ardhje në Kuvend të deputetëve tkerë në lista.
Nuk dihet ende se si do të funksionojnë këta tre deputetë në rast se BDI megjithatë vendos të shkojë me VMRO-DPMNE-në. Nuk dihet nëse do të veprojnë si fraksion brenda BDI-së, si deputetë të pavarur, ose do të kalojnë në ndonjë parti tjetër.
Për shkak të “rebelimit” të këtyre tre deputetëve të BDI-së, raportohet se VMRO dhe BDI kanë filluar të kërkojnë zëvendësim, për të arritur te shifra 61.
Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga BDI, sepse kjo parti si zakonisht nuk përgjigjet në thirrjet e mediumeve të pavarura shqiptare.