Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka filluar të tërhiqet nga kërkesa për kryeministër shqiptar, thonë burime partiake.
Mirëpo, sipas tyre, në vend se të dalë vetë të pranojë dështimin dhe gënjeshtrën me kryeministrin, Ahmeti do i thotë Naser Zyberit vetë të dalë dhe të tërhiqet. Nga pak për këtë çështje do të mundohet ta akuzojë edhe opozitën shqiptare, por vështirë se do ju besojë dikush këtyre akuzave.
Ahmeti në mënyrë jozyrtare është njoftuar edhe nga presidenti Pendarovski edhe nga ndërkombëtarët të mos e ëndërrojë kryeministrin, kanë njoftuar burime diplomatike, se do shkojë në opozitë.
“Sapo ia përmendën opozitën menjëherë u bë pishman për kryeministrin. Ai po e lut Zaevin që të dalë të bëjë një kërkim falje sa për sy e faqe”, theksuan burimet partiake./Gazeta Lajm